“Pa adresë” quhet kënga më e re e Gena Litos që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Miqtë e mi, ‘Pa adresë’ sapo është lansuar dhe unë nuk do të flas shumë, sepse jeni ju që do ta dëgjoni dhe do ta vlerësoni këtë këngë që shpresoj me të vërtetë t’ju pëlqejë, pasi për këtë këngë është punuar për një periudhë të gjatë dhe jemi munduar të japim maksimumin”.


“Unë dua të falënderoj të gjithë ata që punuan për realizimin e këtij kripi: Edlir Begollin për orkestrimin, gjithë stafin e Pro Video për videon, Lindita Idrizi për interpretimin gjithashtu dhe On Air për transmetimin në kanalin e YouTube… Dëgjim të këndshëm. Ju përshëndes të gjithëve!”, ka thënë Gena me rastin e publikimit të këngës. /Telegrafi/