LAJMI I FUNDIT:

Lansohen shërbimet elektronike për nxjerrjen e certifikatave të gjendjes civile dhe regjistrimin e veturave

Lansohen shërbimet elektronike për nxjerrjen e certifikatave të gjendjes civile dhe regjistrimin e veturave

Sot u lansuan shërbimet e reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ndër prioritetet e programit të Qeverisë së Kosovës 2021 – 2025 është funksionalizimi i shërbimeve përmes platformës e-Kosova.


“MPB në kuadër të angazhimeve dhe objektivave të saj ka digjitalizimin e shërbimeve të administratës publike duke synuar shërbime më efikase, më kualitative, të qasshme e më të lira për qytetarët dhe bizneset. Ndër prioritet e programit të Qeverisë së Kosovës, 2021 – 2025 është funksionalizimi i shërbimeve përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se po vazhdojnë me lansimin e disa shërbimeve të reja elektronike.

“Po vazhdojmë me lansimin e disa shërbimeve të reja elektronike. Grupi i parë ka të bëjë më gjenerimin online të certifikatave të gjendjes civile. Qytetarët kanë mundësi përmes e-Kosova mund të nxjerrin certifikata për familjarët e tyre. Shërbimi tjetër ka të bëjë me regjistrimin e automjeteve individuale dhe bizneseve”, ka thënë Kurti.

Ai tutje tha se shërbimin që po e lansojnë sot në masë të madhe e digjitalizon një pjesë të procesit që kryhet në qendrat e regjistrimit të automjeteve në komuna.

“Pilotimi i pagesave elektronike për pagesat qeveritare që e bëmë në dhjetor ka mundësuar vazhdimin e shërbimit të regjistrimit të veturës dhe ka hapur rrugë edhe për digjitalizimin e shërbimeve tjera, që përfshin pagesa ndaj thesarit”, ka thënë tutje Kurti.

Kryeministri po ashtu tha se do të vazhdojnë me digjitalizimin pasi shërbimet elektronike janë të rëndësishme, siç tha ai edhe për mërgatën.

“Do të vazhdojmë me digjitalizimin që ka synim lehtësimin e jetës së tyre, shërbimet elektronike janë veçanërisht të rëndësishme për mërgatën tonë. Ajo ka nevojë për mundësinë e qasjes në shërbimet qeveritare edhe nga largësia”, tha ai.

Kurti po ashtu tha se synojnë avancimin jo vetëm të administratës publike, por edhe sistemin shëndetësor, arsimor etj. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori