LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender Tropthy Edition rikthehet në 2023

Land Rover Defender Tropthy Edition rikthehet në 2023

Land Rover e bëri edhe një udhëtim në “pusin e trashëgimisë” dhe u rikthye me Defender Trophy Edition 2023.

E limituar me vetëm 250 njësi në Amerikën Veriore, fuoristrada u projektua si një “nderim” për modelet klasike të Land Rover që konkurruan për Camel Trophy në mes viteve 1980 dhe 2000.


Përderisa modeli i fundit Trophy Edition i prezantuar në vitin 2021 ishte bazuar në Defender 110 me katër dyer, me vënien e modelit më të fundit në seri është një evolucion në modelin dy dyersh Defender 90, transmeton Telegrafi.

Shquhet me një mbështjellje të jashtme të verdhë dhe ka një listë të gjatë të të mirave të fuoristradës, duke përfshirë këtu mbajtëse të çatisë, shkalla të çatisë, një çikrik, një kompresor ajri të integruar, duke shtuar këtu edhe kapakët mbrojtës të përparmë dhe të prapmë ndaj baltës. Dhe distinktivët e edicionit specifik “Trophy” shtojnë një prekje përfundimtare në dizajn, raporton Auto Blog.

Land rover gjithashtu ka shtuar pakot opsionale Extended Black Exterior, Air Suspensionm Cold Climate, Off-Road dhe Advanced Off-Road Capability dhe gjithashtu edhe një lidhëse për rimorkio. Megjithatë një nga veçoritë më të mira të Trophy Edition nuk gjendet mbi ose brenda kamionçinës.

Blerësit do të marrin dy bileta për një përvojë një ditore “off-road” të quajtur North American Trophy Competition që mbahet në Land Rover Experience Center në Manchester të Vermont në Kanada. Ata do të përballen me një numër sfidash “on-road” dhe “off-road”, dhe një panele i gjyqtarëve do të zgjedhin fituesin nga 15 ekipet garuese.

Çmimi do të jetë një udhëtim në Mbretërinë e Bashkuar me pjesëmarrje në Classic Land Rover Trophy Competition, garë kjo e cila është caktuar të ndodhë në pranverën e vitit 2023. Land Rover gjithashtu u ka mundësuar edhe entuziastëve të cilët morën pjesë në edicionin e vitit 2021 që të rikthehen këtë vit, por duke paguar afro 5,000 euro për një ekip.

Prodhimi i Land Rover Defender Trophy Edition 2023 është limituar në vetëm 250 njësi, 220 prej tyre janë të dedikuara për tregun e SHBA-së, dhe pjesa tjetër do të shpërndahet në Kanada.

Në shitje tani tek disa shitës me pakicë të Land Rover, fuoristrada kushton 96,217 euro duke përfshirë një tarifë prej 1,466 eurove.

Në këtë kontekst, modeli P400 X-Dynamic SE me gjashtë fuqi në të cilin bazohet Trophy Edition ka një çmim bazë prej 70,190 eurove. /Telegrafi/