LAJMI I FUNDIT:

Lamtumira e Suarez ndaj Evropës: Uruguaiani ka gjetur klubin e ri

Lamtumira e Suarez ndaj Evropës: Uruguaiani ka gjetur klubin e ri
(Foto: Instagram/luissuarez9)

Transferimi i Suarez te River Plate mund të bëhet i ditur këtë të hënë (sot). Gazetari Bruno Vain nga ‘Direct TV’ pohoi se informacioni vjen nga “burimi më i mirë i mundshëm” dhe se njoftimi do të zyrtarizohet në orët në vijim.

E ardhmja e uruguaianit mund të jetë më afër se kurrë një përfundimi të suksesshëm. Që kur Atletico konfirmoi largimin e tij, një numër skuadrash kanë shprehur interesimin e tyre për shërbimet e tij.


Edhe Barcelona shqyrtoi mundësinë e kthimit të sulmuesit në Camp Nou, një opsion të cilin ata e shpërfillën pasi duan që Robert Lewandowski të udhëheqë sulmin.

Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski
Lexo po ashtu Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Një nga klubet që tregoi interes, edhe pse në mënyrë shumë informale, ishte River Plate. Një transferim te klubi argjentinas dukej praktikisht i pamundur, kryesisht për aspektin financiar.

Megjithatë, River tani është bërë një opsion real. Aq sa nënshkrimi i sulmuesit mund të zyrtarizohet pikërisht këtë të hënë, nëse merren parasysh burimet e Bruno Vain.

Gazetari i ‘Direct TV’ bëri të ditur se ky informacion i ka ardhur nga “burimi më i mirë i mundshëm”. Nëse ai përfundon në El Monumental, ai do të ishte zëvendësuesi natyral i Julian Alvarez , i cili u largua për në Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori