LAJMI I FUNDIT:

Lala: Kjo është shuma që duhet të paguajnë klubet për Rashicën

Lala: Kjo është shuma që duhet të paguajnë klubet për Rashicën

Altin Lala konfirmon interesin e Napolit dhe shumë klubeve të tjera me emër në Europë për Milot Rashicën.

Në një intervistë për faqen specializuar italiane Tuttomercatoweb, ish kapiteni i kombëtares shqiptare i cili mbron interesat e talentit e Vitesses bëri me dije se për 19-vjecarin nga Vushtria përvec se nga Italia ka interes edhe nga kampionati gjerman, transmeton Supersport.al.

Rashicën e kërkojnë shumë klube u shpreh Lala dhe njëri prej tyre është Napoli. Ish futbollisti i Hannover-it, më pas nënvizoi se ai është kontaktuar nga drejtuesit e shumë skuadrave të cilat duan të kenë shërbimet e sulmuesit të Vitesses.

Lazio dhe Napoli në Italia, Ajax dhe Psv Eindhoven në Holandë si dhe Hamburgu e Schalke të gjitha këto ekipe kanë shfaqur interes për Rashicën, nënvizoi Altin Lala në intervistën e tij për Tuttomercatoweb. Më tej ish trajneri i kombëtares shqiptare të 19-vjecarëve, shtoi se për tia shkëputur 19-vjecarin Vitesses klubet e intersuara duhet të bëjnë një ofertë që varion nga 6 deri në 7 milionë Euro.

Sipas agjentit të talentit shqipëtar Rashica meriton të luajë në një klub të madh, pasi gjatë sezonit të kaluar ka treguar se është një futbollist me shumë vlera. Një mendim i Altin Lalës, shkoi edhe për mosgrumbullimin e Milot Rashicës në Euro 2016-të nga trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi. ” Është një mëkat por ai ka edhe shumë vite karrierë përpara, në moshën 19-vjecare ka treguar se është një talent i madh.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori