LAJMI I FUNDIT:

Lakers në krizë në fillim të sezonit, pësojnë humbjen e tretë radhazi

Lakers në krizë në fillim të sezonit, pësojnë humbjen e tretë radhazi

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me humbje duke konfirmuar krizën e rezultateve qysh në fillim të sezonit në NBA.

Skuadra e madhe amerikane ka pësuar humbje para adhuruesve të vet në Crypto Arena nga Portland Trail Blazers me dy pikë diferencë 104:106.


Për skuadrën e trajnerit Darvin Ham kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje këtë edicion.

Damian Lillard ishte fantastik për mysafirët në këtë sfidë duke shënuar edhe treshen vendimtare që ia fitoi ndeshjen Portlandit.

32-vjeçari e përfundoi ndeshjen me 41 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

Me lojë të mirë te fituesit u dalluan edhe Grant që shtoi 16 pikë si dhe Simons që kontribuoi me 12 të tjera.

LeBron James e mbylli ndeshjen me 31 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, derisa Anthony Davis shtoi 22 të tjera, por që nuk mjaftuan që ta evitojnë humbjen në këtë sfidë.

Fitore mbrëmë ka shënuar edhe kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors që mposhti Sacranento Kings me pesë pikë diferencë 130:125.

Steph Curry me 33 pikë ishte më meritori për fitoren e dytë të Warriors këtë edicion në NBA.

Ndërkohë me lojë shumë të mirë u dalluan edhe dyshja Jordan Poole e Andrw Wiggins që shënuan nga 24 pikë në këtë sfidë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori