LAJMI I FUNDIT:

Lakers kthehen te fitorja në NBA, triumfojnë në TD Garden ndaj Boston Celtics

Lakers kthehen te fitorja në NBA, triumfojnë në TD Garden ndaj Boston Celtics

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja në NBA pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Kampioni në fuqi i NBA-së ka marrë fitore në TD Garden përballë rivalëve të tyre më të mëdhenj, Boston Celtics.


Pas 48 minutave të zjarrta, në fund Lakers triumfuan me një pikë diferencë, 95:96.

Anthony Davis ishte fantastik në këtë takim me 27 pikë, 14 kërcime e dy asistime.

Ndërkohë basketbollisti më i mirë në NBA, LeBron James shtoi 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Me pikë dyshifrore tek skuadra fituese e mbyllën ndeshjen edhe Montrezl Harell (16), Dennis Schroder (12) dhe Kyle Kuzma me 11 pikë.

Tek vendasit Jayson Tatum me 30 pikë dhe Jaylen Brown me 28 të tjera ishin më efikasit, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Përkundër fitores ndaj Celtics, Lakers mbesin në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit me 15 fitore e gjashtë disfata, derisa Boston është në vendin e pestë në Lindje me 10 fitore e tetë humbje. /Telegrafi/
Rezultatet:

Charlotte Hornets – Milwaukee Bucks 126:114

Chicago Bulls – Portland Trail Blazers 122:123
Miami Heat – Sacramento Kings 105:104
New Orleans Pelicans – Houston Rockets 112:126

Boston Celtics – LA Lakers 95:96

Dallas Mavericks – Phoenix Suns 105:111

San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 112:129
Golden State Warriors – Detroit Pistons 118:91

Në trend Sport

Më shumë
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Përfaqësueset
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Tenis
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori