LAJMI I FUNDIT:

Lakers i japin fund serisë negative, marrin fitore të madhe në udhëtim te Phoenix

Lakers i japin fund serisë negative, marrin fitore të madhe në udhëtim te Phoenix

Los Angeles Lakers kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Phoenix Suns.

Skuadra nga Kalifornia është rikthyer te fitoret pas tre humbjeve të njëpasnjëshme, teksa ka triumfuar me tre pikë epërsi 119:122.


Vendasit gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë në epërsi, madje deri në 14 pikë, por mysafirët në çerekun e fundit bën një paraqitje të madhe për të marrë fitoren.

LeBron James ishte fantastik në këtë duel me 32 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, derisa shtoi edhe një top të vjedhur dhe një bllokadë.

Paraqitje të mirë pati edhe D’Angelo Russell me 19 pikë e nëntë asistime, derisa Anthony Davis shtoi 18 pikë e 11 kërcime.

Vendasve nuk i mjaftoi as paraqitja spektakolare e Kevin Durant i cili shënoi 38 pikë e pati 9 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kjo ishte fitorja e katërt e Lakers këtë edicion, teksa kanë edhe pesë disfata dhe me bilanc të njëjtë është edhe Phoenix Suns. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori