Lajm i pikëlluar për Swift, nëna i vuan nga kanceri

Nëna e këngëtares Taylor Swift është diagnostifikuar me kancer.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimin në rrjetin social “Tumblr”, pasi këtë ia kishte kërkuar nëna e saj Andrea.
“Me pikëllim po ju njoftoj se nëna ime është diagnostifikuar me kancer”, ka shkruar Taylor.
“Dua t’i mbaj sekrete detajet e gjendjes së saj shëndetësore, por ajo donte që ju ta dini këtë. Ajo donte që ju ta dini sepse prindërit tuaj mund të jenë të zënë me punë dhe ndoshta nuk kanë kohë që të kontrollohen për kancer”.
“Ju duhet t’i këshilloni që të kontrollohen dhe ta zbulojnë më herët kancerin”, ka shtuar ajo. /koha.net/
Nga
Telegrafi
09/04/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































