LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen takime të nivelit të lartë, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova pranoi planin e BE-së

Paralajmërohen takime të nivelit të lartë, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova pranoi planin e BE-së

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha sot se i vjen mirë që edhe Kosova pranoi në parim planin e Bashkimit Evropian.

Ai në një shkrim në Twitter bën të ditur se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.


“Unë udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe po në Beograd për të takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq.

Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkruan Lajçak, raporton Telegrafi.

Deklarata e Kurtit për pranimin e planit franko-gjerman dhe reagimet e opozitës – gjithçka nga vizita e Lajçakut në Kosovë
Lexo po ashtu Deklarata e Kurtit për pranimin e planit franko-gjerman dhe reagimet e opozitës – gjithçka nga vizita e Lajçakut në Kosovë

Ndryshe, të hënën për vizitë në vendin tonë ishte i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ndërsa u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit në Prishtinë, Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, kishte shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori