LAJMI I FUNDIT:

Lajçak kërkon nga Vuçiq zgjidhje urgjente për energjinë dhe targat

Lajçak kërkon nga Vuçiq zgjidhje urgjente për energjinë dhe targat

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç bën të ditur përmes një shkrimi në Twitter, gjatë takimit është diskutuar mbi çështjen e energjisë dhe targave.

“Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Energjia dhe targat ishin temat kryesore në agjendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje. Kam ndjekur gjithashtu çështjet aktuale me Petar Petkoviq”, ka shkruar diplomati sllovak.

Ndërkaq Vuçiq ka përsëritur se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Një bisedë serioze dhe e përgjegjshme me Mirosllav Lajçak mbi çështjet e hapura në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne do të vazhdojmë të luftojmë që ta ruajmë shtetin dhe popullin tonë, duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, kadeklaruar Vuçiq.

Ndryshe, nga 1 shtatori deri më 5 tetor, tetë makina që kanë pasur targa të lëshuara nga autoritetet serbe, janë riregjistruar në targa RKS (Republika e Kosovës).

“Regjistrimet janë bërë në tetë komuna të ndryshme, prandaj nuk mund ta theksojmë ndonjë komunë me interesim më të madh. Gjithashtu, tani e tutje të gjithë qytetarët mund të regjistrojnë automjetet e tyre me targa të rajonit që i përkasin, në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve, pavarësisht nga vendbanimi i tyre në Republikën e Kosovës”, thanë nga MPB-ja.

Qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme, mund t’i regjistrojnë ato në targa RKS deri në fund të tetorit.

Vlerësohet se rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës ka thënë se me riregjistrimin në RKS, qytetarët serbë do të mund të qarkullojnë me veturat e tyre në mbarë territorin e Kosovës.

Por, pas 31 tetorit, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se qytetarët me makina me targa të lëshuara nga Serbia, nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës e as ta kalojnë kufirin.

Procesi i riregjistrimit të makinave fillimisht ishte paraparë të niste në gusht, së bashku me vendimin për lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Por, këto dy masa u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët ngritën barrikada në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.

Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të hiqnin dorë nga lëshimi për dokumentit për hyrje-dalje, por nuk u arrit ndonjë ujdi për targat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
SHBA

SHBA "shuplakë" Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

Lajme
Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori