Lajçak jep detaje nga takimi me Listën Serbe


Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Ai në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga këto takime.
“Duke informuar përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë mbi dialogun dhe duke dëgjuar pikëpamjet e tyre, përfundova ditën time të plotë të takimeve sot”, ka shkruar diplomati sllovak.
Lajçak nesër në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës në Kosovë, do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe do të mbajë një konferencë për media. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































