LAJMI I FUNDIT:

Lagarde fillon mandatin e dytë në krye të FMN-së

Lagarde  fillon mandatin e dytë në krye të FMN-së

Christine Lagarde ka nisur mandatin e dytë të saj në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe do të jetë gruaja e parë që e mban këtë detyrë për plot 10 vite.

Ish-ministrja franceze e financave merr kështu detyrën pas votës së muajit Shkurt, kur në mungesë të kandidatëve të tjerë për të marrë drejtimin e institucionit ajo u shpall fituese.


Rikonfirmimi i saj në krye të të institucionit nënvizon edhe njëherë raportet speciale mes Uashingtonit dhe Parisit. Fondi Monetar Ndërkombëtar, i krijuar në vitin 1946, nga 11 drejtuesit e deritanishëm, 5 prej tyre i ka pasur francezë.

Për plot 46 vite institucioni ka qënë nën drejtimin e një francezi. Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar, nën drejtimin e Lagarde është bërë gjithmonë e më shumë protagonist në çështjet evropiane.

Edhe në krizën greke, institucioni ka mbajtur pozita të ndryshme nga kreditorët e tjetër. FMN ka kërkuar vazhdimisht me këmbëngulje shkurtim të borxhit helen. Nën drejtimin e Lagarde, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndërmarrë disa lëvizje që kanë shkaktuar shumë reagime.

Fillimisht institucioni pranonte gabimet e bëra me Greqinë, më pas një raport i disa prej ekonomistëve më në zë të FMN, kritikonte me tone të ashpra neo-liberalizmin. Një nga sfidat kyçe të Lagarde mbetet zhdukja e pabarazive si dhe një qasje më humane në [procesin e globalizimit. /Telegrafi/