LAJMI I FUNDIT:

Lagarde: Ekonomia në momente të mira

Lagarde: Ekonomia në momente të mira
International Monetary Fund (IMF) executive director Christine Lagarde attends a news conference at the end of a Eurogroup meeting at the European Council building in Brussels, March 25, 2013. REUTERS/Sebastien Pirlet (Belgium - Tags: POLITICS BUSINESS) - RTXXWI6

Në prag të çeljes së samitit të 20 vendeve më të industrializuara të globit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një dokument të nënshkruar nga Christine Lagarde me titull: Ruajtja e vrullit të ekonomisë globale.

Institucioni thekson se duhet pasur shumë kujdes ndaj rritjes së vështirë ekonomike si dhe ndaj rreziqeve që burojnë nga politikat proteksioniste të Donald Trump.


Fondi Monetar Ndërkombëtar përgatit kështu terrenin e debatit për datat 17 dhe 18 Mars kur do të takohen ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G20-ës.

20 të fortët e globit do të takohen në Gjermani. Sipas institucionit me bazë në Washington, rritja ekonomike globale do të përshpejtohet në terma afat-mesëm, por se nga ana tjetër ka shumë pasiguri dhe rreziqe.

“Masat proteksioniste duhen shmangur”, deklaron Fondi, “pasi dëmtojnë rritjen ekonomike, mirëqenien dhe rezistencën apo fleksibilitetin ekonomik. Kemi prekur pikën e kthesës dhe po lëvizim drejt pozitave më të favorshme, por do të ishte gabim që kjo të përkthehej automatikisht në shëndet të mirë“-thotë Christine Lagarde.

“Si rrallëherë, zgjedhjet politike në këtë moment janë mjaft të rëndësishme për atë që do të vijë më pas, sidomos tani që ka ende rreziqe domethënëse për të ardhmen dhe projeksionet“-shton numri një i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndër të tjera FMN i bën apel bankës Qendrore Europiane të ruajë politikat monetare ultra-lehtësuese si dhe Rezervës Federale që të shtrëngojë gradualisht rubinetin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori