Lady Gaga u detyrua të ndërpresë performancën në Sydney për shkak të shiut të rrëmbyeshëm

Lady Gaga u detyrua të ndërpresë performancën e saj në Sydney gjatë koncertit, pasi një nga balerinët e saj ra nga skena për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.
Artistja po performonte në stadiumin e hapur 'Accor' dhe koncerti i saj u shoqërua me shi të madh.
Ajo filloi listën e saj prej 31 këngësh dhe performoi hite të tilla si "Judas", "Poker Face" dhe "Aura" përpara se të lindte problemi.

Dy orë pasi kishte filluar koncerti, një aksident i dhimbshëm e ndërpreu përkohësisht eventin.
Me dyshemenë të lagur, balerinët nxituan drejt pjesës së përparme të skenës.
Njëri prej tyre, i quajtur Michael Dameski, u rrëzua gjatë koreografisë dhe këngëtarja shpejt tundi duart dhe e ndaloi performancën.
Këngëtarja dhe balerinët e saj morën një pushim të paplanifikuar për të gjetur këpucë më të përshtatshme.
- YouTube www.youtube.com
Më pas vazhduan performancën e tyre, duke interpretuar këngë të tilla si "Rain On Me", "How Bad Do You Want Me" dhe "Always Remember Us This Way".
Fansat lavdëruan veprimet e Gagas.
Balerini më vonë shkroi në Instagram për të falënderuar shumë fansa që e kontaktuan për të pyetur për gjendjen e tij. /Telegrafi/


















































