LAJMI I FUNDIT:

Laçi thotë se është i gatshëm të jetë titullar në Kombëtare, pret fitore në Izrael

Laçi thotë se është i gatshëm të jetë titullar në Kombëtare, pret fitore në Izrael

Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përballja e parë e muajit shtator ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive në kompleksin në Durrës.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Izraelit të shtunën me fillim nga ora 20:45.


Mesfushori shqiptar, Qazim Laçi u fokusua te rëndësia e ndeshjes së parë ndaj Izraelit dhe theksoi se Shqipëria do të kërkojë vetëm fitoren në udhëtim.

Ylli shqiptar që luan në elitën e futbollit francez me Ajaccion tha se ndihet gati për ta nisur ndeshjen si titullar.

Çfarë mund t’i jap më shumë ekipit? – Mund t’i jap shumë fuqi ekipit për të rikuperuar shumë topa dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Ky lloj futbolli i pëlqen edhe më shumë trajnerit dhe po punojmë në stërvitje për të ushtruar sa më shumë pressing, për të fituar sa më shumë topa në zonën e Izraelit.

A jam gati për të qenë titullar? – Besoj se po. Ekipi, por edhe unë kemi treguar në të gjitha ndeshjet që kemi bërë, që jemi gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë, por të gjithë po përgatitemi shumë mirë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të ikim e ta fitojmë.

Sa do të ndikojë presioni te përfaqësuesja jonë përballë Izraelit? – Do kemi pak presion, pasi duam të fitojmë ndeshjen, por nuk besoj se ekipi ka presion për momentin. Po punojmë shumë mirë dhe jemi të gjithë gati për të shkuar në Izrael e për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme. Të marrim tre pikët pasi qëllimi ynë është vendi i parë në grup. Të gjithë lojtarët janë përgatitur 100%, nga portieri te sulmuesi nga stafi kuqezi. Të mundohemi të japim maksimumin dhe ta tregojmë në fushë që kemi vlerat dhe dëshirën për të marrë tre pikët që do të na japin shansin të vijmë në Shqipëri e të luajmë kundër Islandës e të fitojmë vendin e parë.

Ajaccio – Jam shumë i kënaqur pasi ka disa vite që ekipi po punonte shumë mirë dhe po luftonte për t’u futur në kategori të parë. ishte kënaqësi për mua që jemi pjesë e Ligue 1, pasi kam 6 vite me këtë ekip dhe ia arrita qëllimit tim. Do më ndihmojë shumë mua, por edhe tek ekipi kombëtar, pasi të gjithë lojtarët luajmë në liga të mëdha të Evropës dhe kjo ngre nivelin e ekipit. Ne e kemi për detyrim që të eci kombëtarja sa më sipër.

Këshillat e trajnerit Reja për mesfushën – Kemi disa lojtarë që mungojnë dhe që e kanë ndihmuar shumë ekipin kombëtar. Dhe trajneri ka bërë disa skema ndryshe në stërvitje. Me këta lojtarë që kemi në dispozicion do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Unë besoj që edhe këta lojtarë që janë tani do të japin maksimumin 100% për të fituar këtë ndeshje, që do të jetë shumë e fortë, si fizike, por edhe nga ana e stresit, pasi kemi humbur ndeshjen e parë. besoj do jemi gati. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori