LAJMI I FUNDIT:

Labi ka reaguar rreth rikthimit të masave për mbrojtje nga COVID-19, derisa po ndihmon njerëzit në nevojë

Labi ka reaguar rreth rikthimit të masave për mbrojtje nga COVID-19, derisa po ndihmon njerëzit në nevojë
Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Rritja e numrit të rasteve të reja ditëve të fundit me coronavirus, ka bërë që në Kosovë të rikthehen disa prej masave për parandalimin e pandemisë.

Lidhur me këtë, reagime të shumta ka pasur nga personazhe e personalitete të njohura shqiptare në rrjetet sociale.


Derisa po vazhdon të ndihmojë njerëzit në nevojë e fëmijët e sëmurë, këngëtari Labinot Tahiri bëri një reagim në Facebook për masat e reja që kanë filluar të zbatohen nga dita e djeshme.

Labinot Tahiri (Foto: Facebook)

Labi thekson se virusi nuk njeh kohë, mesnatë apo ditë, duke shtuar se ose duhet mbylluar të gjitha bizneset ose të vazhdojë secili punën e tyre.

Ky është postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Qysh bre Qeveri e Kosovës prej ores 21:00 deri 05:00 mos me dal, e prej 05:00 deri ora 21:00 me dal!

Po Virusi diten a nuk po preka askend a?
A vetëm natën po preka a?!

Tash kalxoni a jeni shtatzanë apo nuk jeni , se nuk di që dikush ka ni duke thënë se pak jam shtatzane , jo shumë?

Këtë temë ishim te bisedua me kolegun tim DRITËRO SHAQIRIN ku e tham ja janë shtatzanë ja nuk janë…..!

Ja mshelne krejt, ja mos bani hajgare me popullatë more se i lujtet njerezit!
Sa njeri ka biznese e nuk jeni në gjendje me ju dale Zot, se Virusi nuk njeh kohë mesnatë apo ditë o hipokritë!!!!

E rrezuat një QEVERI KURTI MJEDIS PANDEMISË PËR JU SKISHTE VIRUS APO , NDERSA PËR POPULLATË PO!!

Pa asnje gabim e rrezuat…!

Tmerr!

Labi FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.

Vazhdojmë njerez te mirë e ju DIASPORË TA NDIHMOJMË ENGJULLIN PREJ LEUKEMISË”.

Në Kosovë aktualisht janë 1,678 raste aktive me coronavirus (COVID-19). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori