LAJMI I FUNDIT:

La Masia në krizë: Dështime të njëpasnjëshme pas Sergi Robertos, 23 lojtarë kanë debutuar te Barcelona, por nuk kanë treguar vetën

La Masia në krizë: Dështime të njëpasnjëshme pas Sergi Robertos, 23 lojtarë kanë debutuar te Barcelona, por nuk kanë treguar vetën

Sergi Roberto ka debutuar me 1 nëntor 2010, në Kupën e Mbretit kundër Celta Vigos, dhe mbete lojtari i fundit që ka ardhur nga akademia në ekipin e parë. 

Njëzet e tre lojtarë janë ftuar që atëherë në ekipin e parë, që asnjë nuk ka arritur të mbetet.


Sergio Roberto . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Rastin e njëjtë e kishte në sezonin 2010/11, Oriol Romeu, që iu dha rasti, por që nuk arriti të bind, duke u larguar pastaj drejt Chelseat, ndërsa aktualisht është  te Southampton.

Pep Guardiola u kishte dhënë rastin shtatë lojtarëve në sezonin 2011/12, Isaac Cuenca (tani në Izrael), Gerard Deulofeu, Rafinha, Cristian Tello dhe Marti Riverola.

(Getty)

Prej tyre, Rafinha ka qëndruar më gjatë në Camp Nou, por që këtë dimër u largua si huazim drejt Interit me të drejt blerje, 35 milionë euro.

Deulofeu ishte kthyer në Camp Nou, pas një paraqitje të mirë me Milanin, por që Valverde nuk i besoi duke e larguar drejt Watford.

Në sezonin 2012/13, vetëm Carles Planas, tani te Girona, debutoi, ndërsa një sezon më pas nën drejtimin e Tata Martino, debutuan Adama Traore, Patric dhe Jean Marie Dongou, që tani luajnë te Middlesbrough, Lazio dhe Gimnastic.

Munir El Haddadi . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Kur erdhi Luis Enrique në verën e vitit 2014, Munir erdhi në ekipin e parë, duke luajtur që në ndeshjen e parë për 66 minuta.

Sandro Ramirez, Sergi Samper, Edgar Ie dhe Gerard Gumbau, po ashtu debutuan në atë vit.

Në dy sezonet pasardhëse nën menaxhimin e Enriques debutuan edhe gjashtë lojtarë premtues: Aitor Cantalapiedra (tani te Sevilla), Eilfrid Kaptoum (Betis), Juan Camara dhe Alex Carbonell (Reus), Nili (Platanias në Greqi) dhe Carles Alena.

Nga të gjithë këta, mesfushori Alena, ka gjasa të mirë që të ngjitet në ekipin e parë dhe të bëjë vend.

Tani nën Ernesto Valverde, kanë debutuar Marc Cucurella dhe Oriol Busquets. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori