LAJMI I FUNDIT:

LA Lakers pësojnë humbje nga Sacramento Kings

LA Lakers pësojnë humbje nga Sacramento Kings

Los Angeles nuk po arrijnë të kenë vazhdimësi këtë sezon në NBA.

Gjiganti amerikan janë rikthyer te humbjet pasi janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Sacramento Kings me pesë pikë diferencë 111:116.


Ka qenë një ndeshje shumë interesante me rikthime në rezultate, por në momentin e fundit ishin basketbollistët mysafirë më të vëmendshëm dhe morën fitore.

Fundori amerikan De’Aaron Fox ishte më meritori për fitoren e Kings në këtë takim pasi realizoi 31 pikë e shtoi gjashtë asistime.

Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe Harrison Barnes me 20 pikë derisa dyshja Huerter e Holmes shtuan 18 respektivisht 16 të tjera.

Te Lakers si gjithmonë më i miri në parket ishte LeBron James me 32 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Lakers zë vendin e 13-të këtë edicion në Konferencën e Perëndimit me bilanc 20-25, derisa Kings janë në pozitën e tretë me 25 fitore e 18 disfata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori