LAJMI I FUNDIT:

LA Lakers pensionon dy fanellat e Kobe Bryant, një prej më të mirëve të historisë (Foto/Video)

LA Lakers pensionon dy fanellat e Kobe Bryant, një prej më të mirëve të historisë (Foto/Video)

Los Angeles Lakers ka shkelur edhe një herë në parketin e Staples Center, jo për të luajtur, por për të shënuar një moment të veçantë në karrierë.

Kobe u shfaq tejet i lumtur kur në Staples Center para ndeshjes ndaj Golden State Warriors dy fanellat e tij me numër 8 dhe 24 u ngritën në palestër dhe u pensionuan.


Askush tjetër në histori të klubit nuk do të bartë fanellat e Kobe Bryant.

“Unë shkoj para e prapa se cili numër më pëlqen më shumë. Numri 8 ka diçka që numri 24 nuk do ta ketë kurrë dhe kjo është aftësia për të pasur flokë. Kështu, që është e vështirë”.

“Vërtet është shumë e vështirë për mua. 24 ishte më sfidues, sepse kam dashur të gravitoj në gjërat që janë më të vështira për t’u bërë. Fizikisht për mua, ishte e vështirë për mua të ngritem çdo natë për të marrë përgjegjësinë. Përballja ndaj Boston Celtics në finalet e vitit 2010 dhe dëmtimi në këmbë gjatë asaj serie me gisht të thyer, me një sfidë të madhe për t’u rikuperuar, është një nga gjërat më të vështira për mua në basketboll. Dhe, kështu nëse më detyroni të zgjedh numrin më të preferuar, atëherë do të vendosja për numrin 24”, u shpreh Kobe.

Edhe pse thotë se ai po largohet, Kobe Bryant në fakt është shumë aktiv me LA Lakers duke i thënë këshilla udhëheqësisë së klubit.

Kobe për 20 vjt ishte pjesë e basketbollit amerikan dhe pjesë e LA Lakers duke u bërë realizatori i tretë më i mrië në histori.

Ai është pesë herë kampion i botës në NBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori