LAJMI I FUNDIT:

Kyrgios dhe Kokkinakis fitojnë në Australian Open dhe hynë në histori

Kyrgios dhe Kokkinakis fitojnë në Australian Open dhe hynë në histori

Nick Kyrgios dhe Thanasi Kokkinakis fituan Australian Open në garën dyshe për meshkuj, duke hynë në histori.

Kyrgios dhe Kokkinakis mundën në finale Mattheë Ebden dhe Max Purcell në dy sete 7:5 dhe 6:4 dhe fituan turneun e parë Grand Slam të karrierës së tyre.


Ishte finalja e parë australiane në dyshe në turneun e parë Grand Slam të sezonit që nga viti 1980.

Kokkinakis dhe Kyrgios erdhën në turne me ftesë nga organizatorët dhe u bënë tenistët e parë që fitojnë në këtë mënyrë këtë garë.

Dyshja janë miq që në fëmijëri dhe gëzimi i tyre ishte shumë i madh në fund të ndeshjes. /Telegrafi/