LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner rikthehet në Instagram shtatë javë pas tragjedisë së Astroworld

Kylie Jenner rikthehet në Instagram shtatë javë pas tragjedisë së Astroworld

Kylie Jenner u kthye në mediat sociale pas një pauze shtatë-javore pas Festivalit vdekjeprurës Astroworld, të Travis Scott në nëntor.

24-vjeçarja postoi në Instagram në prag të Krishtlindjeve duke promovuar ‘cover’-in e nënës së saj, Kris Jenner “Jingle Bells” që ajo publikoi me Kourtney Kardashian dhe të fejuarin e saj, Travis Barker.


“Gëzuar natën e Krishtlindjeve”, ka shkruar në postim të premten CEO i Kylie Cosmetics, shkruan Page Six.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Shumë nga 293 milionë ndjekësit e Jenner-it në Instagram i uruan dhe e mirëpritë rikthimin e saj në platformë.

Hera e fundit që Jenner postoi në Instagram ishte në fillim të nëntorit, kur ajo ndoqi një lojë bejsbolli me vajzën e saj 4-vjeçare Stormi dhe motrën e saj Kendall Jenner.

Jenner dhe reperi Travis Scott do të bëhen prindër për herë të dytë, kanë qëndruar larg rrjeteve sociale që kur 10 persona u vranë tragjikisht në festivalin e reperit Astroworld në Teksas në muajin nëntor.

Foto; Getty Images

“Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u ndikuan nga ajo që ndodhi në Festivalin Astroworld”, kishte thënë Scott në një deklaratë pas shfaqjes.

Dhjetëra padi janë drejtuar për reperin që nga koncerti. Por, pavarësisht se qëndroi jashtë vëmendjes, Scott dhuroi mbi 2000 dhurata për fëmijët në Huston për festat e fundvitit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori