LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner reagon pas raportimeve nga Forbes se ajo nuk është më miliardere

Kylie Jenner reagon pas raportimeve nga Forbes se ajo nuk është më miliardere
Kylie Jenner (Foto: Gettyimages/Guliver)

Revista Forbes përmes një raportimi ka pretenduar se Kylie Jenner nuk është më miliardere dhe se ajo ka gënjyer për shifrat e dhëna.

Pas kësaj, 22-vjeçarja ka reaguar ashpër ndaj revistës, e cila vet ia kishte dhënë titullin si miliarderja më e re në botë, shkruan Mirror.


Përmes rrjetit social Twitter ajo shkroi: “Nga çka jam duke u zgjuar. Mendova se kjo ishte një revistë me reputacion. Të gjitha ato që shoh janë një numër i pasaktë i deklaratave dhe supozimeve. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur që rruga ime deri aty të jetë gënjeshtër”.

“‘Edhe krijimi i deklaratave për taksa është falsifikuar’, kjo është prova juaj”. Kështu që ju thjesht mendoni se ishin të falsifikuara? Aktualisht kjo është ajo që po lexoj”, ka shkruar ylli televiziv.

Forbes: Kylie Jenner nuk është më miliardere
Lexo po ashtu Forbes: Kylie Jenner nuk është më miliardere

Sidoqoftë, në një artikull të botuar të premten, Kylie akuzohet për gënjeshtra lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj.

Sipas të dhënave, shuma për të cilën ajo pretendohej ta ketë, e që arrin deri në 900 milionë dollarë nuk është e vërtetë. /Telegrafi/