LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner reagon pas ngjarjes tragjike në koncertin e Travis Scott, ku mbetën të vdekur tetë persona

Kylie Jenner reagon pas ngjarjes tragjike në koncertin e Travis Scott, ku mbetën të vdekur tetë persona

Të paktën tetë persona vdiqën dhe dhjetëra u lënduan pas një rritje të turmës në natën e hapjes së festivalit “Astroworld” në Huston, Teksas.

Performues në ngjarjen muzikore ishte reperi, Travis Scott, ndërsa për ta përcjellur nga afër partnerin dhe babain e fëmijëve të saj, ishte dhe ylli televiziv, Kylie Jenner dhe vajza e tyre, Stormi.


Sipas raporteve në media të dy ata nuk kanë pësuar asnjë lëndim, ndërsa përmes një postimi në InstaStory, për herë të parë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kylie Jenner.

Foto: Erika Goldring/WireImage

“Travis dhe unë jemi të thyer dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë atë që humbën jetë, u lënduan dhe u prekën në çfarëdo mënyre në koncertin e djeshëm. Dhe gjithashtu për Travis që e di se brengoset thellësisht për fansat e tij dhe komunitetin në Huston”, ka shkruar Kylie.

Foto: Getty Images

“Dua ta bëj të qartë se ne nuk ishim në dijeni për ngjarjen derisa dolën lajmet, sepse për asgjë në botë nuk do të kishim vazhduar të filmonim apo performancën”, vazhdoi tutje 24-vjeçarja.

Në anën tjetër edhe reperi ka reaguar përmes një statusi në Twitter, i cili tha se ndihet plotësisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi në koncertin e tij, ndërsa është në bashkëpunim të plotë me policinë. /Telegrafi/

Foto: Kylie Jenner/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori