LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

Kylie Jenner bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë.

24-vjeçarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë me reperin, Travis Scott më 2 shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës së tyre, Stormi.


Përfaqësuese të Kylie kanë konfirmuar se fëmija është djalë, por emri i tij aktualisht nuk është bërë i ditur.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” njoftoi lindjen në Instagram të dielën (6 shkurt), duke postuar një foto bardh e zi të dorës të porsalindurit kapur me të saj.

“2/2/22”, ka shkruar Jenner në mbishkrimin e fotos, shkruan People.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Jenner gjithashtu ndau disa postime në InstaStory ku shihen disa buqeta me lule që u dërguan për të festuar lindjen e djalit të saj, duke përfshirë një nga motra Kim Kardashian dhe katër fëmijët e saj.

“Urime Travis, Kylie dhe Stormi!.Ne jemi shumë të emocionuar dhe ju duam shumë. Kim, North, Saint, Chicago dhe Psalm”, shkruhet në urimin e Kim për motrën.

Foto: Getty Images

Kujtojmë që Kylie konfirmoi në shtator se ishte në pritje të fëmijës së dytë me Scott në një video 90 sekondash në Instagram që përfundoi me motrën e madhe Stormi, 4, duke puthur barkun e nënës së saj.

Stormi lindi në shkurt të 2018 -ës. Kylie mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj të parë, dhe priti të konfirmonte zyrtarisht lajmin pasi solli në jetë vajzën e saj.

Çifti filloi lidhjen në prill 2017, ata u ndanë për pak kohë në tetor 2019 përpara se të rindezin romancën e tyre në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori