LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner bëhet hit në internet me gafat për përdorimin e tepruar të ‘photoshop’-it

Kylie Jenner bëhet hit në internet me gafat për përdorimin e tepruar të ‘photoshop’-it

Kylie Jenner është goditur me polemika edhe më tej rreth përdorimit të saj të tepruar të ‘photoshop’-it në postimet e saj në rrjetet sociale.

Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians”, 22 vjeçe, ashtu si shumë yje të tjerë së fundmi, ndau me ndjekësit e saj disa paraqitje nga e kaluara në mbrëmjen e famshmet MET Gala, e cila po të mos ishte gjendja e tillë për shkak të pandemisë, do të organizohej në fillim të kësaj jave, shkruan DailyMail.


Fansat me sy të mprehtë vunë re ndryshimet e bëra në fotografitë e Kyeliet, duke përfshirë zvogëlimin e beleit, një copëzim të zgjeruar dhe krahë më të vegjël – ndërsa ajo gjithashtu dukej se kishte deformuar edhe një fotografi, ku kishte pozuar krah Donatella Versaces, 65 vjeçe .

Kylie Jenner frikësohet pasi dikush pranë shtëpisë së saj doli pozitiv me coronavirus
Lexo po ashtu Kylie Jenner frikësohet pasi dikush pranë shtëpisë së saj doli pozitiv me coronavirus

Llogaria në Instagram e quajtur @exposing_kylie_jenner vërejti deformimet e e ndryshme në imazhet e Kylie dhe publikoi disa prej tyre.

Gafa e parë e Kyliet duket se ka origjinë që nga paraqitja e saj e parë në MET Gala në vitin 2016, kur kishte veshur fustan argjendi.

Në pjesën anësore të fotografisë vërehet një bel dukshëm më i zvogëluar dhe i ngushtuar.

Gafa tjetër me ‘photoshop’ është bërë në vitin 2017, ku ajo ishte dukur mahnitëse me një fustan transparent.

Kylie shihet se kishte deformuar dukshëm krahun e saj, teksa e njëjta ka ndodhru edhe me fytyrën e Donatella Versaces, fytyra e së cilës u bë më dramatike falë ‘photoshop’-it që Kylie Jenner përdori në këtë fotografi.

Në një tjetër imazh të realizuar gjatë kësaj mbrëmje, Jenner kishte tërhequr belin nga ana e saj e majtë dhe kishte ulur vetullën dhe vijën e flokëve të saj.

Por nuk mbaron këtu, pasi edhe në MET Gala të vitit 2019, Kylie kishte përdorur ‘photoshop’, duke rrafshuar kështu një pjesë të gjokist të motrës së saj, Kendall Jenner, e cila ishte shoqëruesja e saj atë natë.

Javën e kaluar, Kylie u mërzit kur fansat me sy të mprehtë vunë re ndërhyrjet e mëdha që ajo kishte bërë me ‘photoshop’ në një nga fotografitë e saj të fundit, ku shfaqej duke pozuar me bikini.

Ajo e fshiu imazhin 20 minuta pas postimit, por ishte tepër vonë, pasi shumë faqe në internet e kishin ruajtur atë tashmë.

Në këtë fotografi, Jenner shihej qartë se kishte deformuar një pjesë të betonit dhe pishinës poshtë këmbëve të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori