LAJMI I FUNDIT:

Kyle Walker mund të humbasë Kupën e Botës për shkak të lëndimit, Guardiola nuk e di se kur do të kthehet

Kyle Walker mund të humbasë Kupën e Botës për shkak të lëndimit, Guardiola nuk e di se kur do të kthehet

Mbrojtësi Kyle Walker mund të humbasë Kupën e Botës pasi mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Cityt ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Copenhagen në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Walker humbi fitoren rutinë të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve ndaj FC Copenhagen për shkak të një dëmtimi të raportuar në bark.

Megjithatë, është raportuar se mbrojtësi i djathtë ishte operuar në fillim të kësaj jave në dhe tani është një dyshim i madh për Kupën e Botës në Katar këtë dimër.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola kishte zbuluar mbrëmë shqetësimin e tij, teksa nuk e di kohën e mungesës së anglezit.

“Është diçka abdominale dhe ai do të jetë pak kohë jashtë fushave. Nuk e di (për sa kohë). Nuk mund të them asgjë tjetër”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Ai ishte larguar duke çaluar në minutën e 41-të në fitoren 6-3 kundër Manchester Unitedit në fundjavë me atë që dyshohej për një problem abdominal.

“Kyle do të jetë jashtë për pak kohë. Duhet të flasim me mjekët. Shpresojmë se ai mund të kthehet (për Kupën e Botës), si Kalvin (Phillips). E di se sa e rëndësishme është Kupa e Botës për lojtarët, por sinqerisht nuk e di për momentin”, përfundoi trajneri i Cityt.

Klubi anglez ka konfirmuar  se operacioni kishte sukses, por tani vëmendja është kthyer tek rikuperimi i tij dhe nëse ai mund të rifitojë formën e plotë përpara fillimit të Kupës së Botës muajin e ardhshëm.

Walker është bërë një pjesë kyçe e formacionit të Anglisë dhe është përdorur si qendërmbrojtës i djathtë në formacionin e favorizuar 3-4-3 të Gareth Southgate.

Për Southgate, për fat të mirë, ai ka thellësi të në pozicionin e mbrojtësit të djathtë me lojtarë si Reece James, Kieran Trippier dhe Trent Alexander-Arnold. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori