LAJMI I FUNDIT:

Ky do të jetë trendi më i madh kozmetik femëror i vitit – mirëpo pas tij fshihet e vërteta e pikëlluar

Ky do të jetë trendi më i madh kozmetik femëror i vitit – mirëpo pas tij fshihet e vërteta e pikëlluar

Të gjitha femrat kanë sisë, por si duket ndihen të turpshme – edhe pse meshkujt i adhurojnë.

Janë tepër të mëdha, nuk janë mjaftueshëm të mëdha, nuk janë identike, nuk janë mjaft të forta, janë tepër të forta – lista e shkaqeve për shkak të të cilave femrat nuk janë të kënaqura me sisët e veta është goxha e gjatë.


Mirëpo, trendi më i ri kozmetik për vitin 2017 tregon që femrat fare nuk janë të kënaqura me thimthat e sisëve të veta, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur ngritje për 30 për qind kur është fjala për zvogëlimin e thimthave.

“Kemi zbuluar që pacientet me thimtha të vogla kanë qenë të vlerësuara më atraktive në krahasim me ato të cilat kanë pasur thimtha më të mëdha”, thekson kirurgu plastik Mo Akhavani.

Megjithatë, femrat nuk do të duhej të harronin që thimthat janë pjesë e anatomisë njerëzore dhe shërbejnë për t’i dhënë foshnjës gji, e jo për ta vlerësuar dikush bukurinë dhe madhësinë e tyre. /Telegrafi/