LAJMI I FUNDIT:

Ky është parkingu më i ngushtë dhe më i ndërlikuar

Ky është parkingu më i ngushtë dhe më i ndërlikuar

Duhen tre minuta për të vendosur në qendër veturën dhe vetëm për të parkuar.

Nelson Guinto ka pasur gjithmonë vështirësi për të gjetur një vend parkimi për veturën e tij në Filipine.


Derisa i lindi ideja për ta vendosur veturën në një zonë të ngushtë hyrëse. Honda qëndroi në një vend të ngushtë, por në këtë mënyrë pengoi kalimin e të tjerëve.

Prandaj Guinto lindi me idenë për të ndërtuar një “ashensor” përgjatë së cilës Honda do të ngjitej në një lartësi të mjaftueshme që njerëzit të mund të kalonin nën të. Autoritetet lokale konstatuan se ai nuk po shkelte asnjë ligj dhe e lejuan të ndërtonte strukturën.

Guinto nuk harxhon më kohë për të gjetur një vend parkimi dhe nuk duhet të shqetësohet se dikush do t’i heqë një vend parkimi që ai krijoi për vete.

E vetmja pengesë është se i duhen gati tre minuta për të parkuar. Ne kemi besim se me kalimin e kohës, kur raportohet, procesi do të jetë më i shkurtër. /Telegrafi/