LAJMI I FUNDIT:

Ky është një truk me shishe plastike që i ujit “vetë” lulet

Ky është një truk me shishe plastike që i ujit “vetë” lulet
dreamstime

Ujitja e luleve, qoftë në ambient të mbyllur, qoftë në ambient të hapur, është vendimtare, posaçërisht në muajt e ngrohtë – mirëpo shumica shpesh harrojnë ta bëjnë këtë

Ashtu si edhe hidratimi i tepërt i luleve mund të jetë i dëmshëm për rritjen e tyre, po ashtu është me rëndësi edhe ujitja e mjaftueshme.


Fatmirësisht, dy ekspertë të kopshtarisë kanë zbuluar se si një shishe plastike që nuk kushton shumë do të mund t’i zgjidhë shqetësimet tuaja, transmeton “The Sun”, përcjell Telegrafi.

Mund të perfeksiononi rutinën tuaj të ujitjes me ndihmën e përdorimit më efikas të shishes së ujit, siç udhëzuan ekspertët Tom Hilton dhe Sarah Dixon.

Është me rëndësi që kopshti juaj të ujitet në mënyrë efektive për të qenë lulet të shëndetshme dhe për të lulëzuar gjatë gjithë sezonit, thotë Sarah, udhëheqëse e marketingut në Mbretërinë e Bashkuar e prodhuesit global të pajisjeve të kopshtit, Hozelock.

Përdorimi i shishes së plastikës për krijimin e mjetit të thjeshtë por efektiv për ujitje është zgjidhje e shkëlqyeshme për ridestinimin e saj e cila ndryshe mund të përfundojë në depozita mbetjesh.

Si ta përdorni shishen e plastikës për ujitjen e luleve

Shumica zakonisht përdorin kovën e ujitjes kur vjen koha e hidratimit të luleve të etura për ujë. Mirëpo, Tomi, mjeshtër kopshti dhe ekspert për hidroponi, beson që ka arsye të shumta për të kaluar në përdorim të shishes së plastikës.

Me vetujitje dhe drenazhim më të mirë, gjithashtu ka thënë që ato mund t’i ridestonini në shumë mënyra për t’iu përgjigjur nevojave të disa luleve.

– Një metodë e njohur në mesin e kopshtarëve është të fusni shishen plastike në një enë për bimë.

Mbushni me ujë, hapni disa vrima të vogla në shishe dhe mbylleni; dhe kjo do të veprojë si një sistem vaditjeje – thotë Tom.

Vendoseni shishen e mbushur në vazo, lëreni vrimën të dalë mbi tokë dhe vrimat e vogla do të veprojnë si një sistem ujitjeje me lëshim të ngadaltë.

dreamstime

Një metodë shumë e ngjashme përfshin futjen e gjysmës së sipërme të shishes pak nën sipërfaqen e tokës. Për këtë do t’ju duhet të prisni gjysmën e poshtme të shishes dhe të shponi një vrimë në kapak.

Në kapakun e shishes hapet një vrimë afërsisht milimetrike, derdhet uji dhe mbyllet kapaku. Më pas zhytet në tokë me kapakun e kthyer poshtë dhe ngadalë uji që pikon do ta ujitë bimën derisa të zbrazet.

– Vendose shishen me kokë poshtë dhjetë centimetra nën tokë, dhe uji do të rrjedhë nga kapaku dhe do të ujit bimën tuaj – thotë Tom.

Të dyja metodat janë perfekte për bimët që pëlqejnë lagështinë e vazhdueshme.

Varni shishen

Është po aq efektive të varni një shishe plastike sipër bimëve. Thjesht merrni shishen, hapni vrima të vogla në gjysmën e poshtme dhe më pas ruani shishen në një çorape ose pëlhurë tjetër që do të funksionojë po aq mirë, pastaj vareni sipër bimës duke e fiksuar me kujdes, si një shkop, brenda vazos së bimës.

Ashtu sikur metoda tjetër, bimët do të kenë një rrjedhë të vazhdueshme uji që do të pikojë nga një shishe plastike e varur mbi bimë.

dreamstime

Rreshtoni pjesën e poshtme

Për kullim të mirë në vazot më të mëdha, gjithçka që duhet të bëni është të mbuloni pjesën e poshtme me shishet e ujit, në mënyrat e mësipërme, siç këshillojnë ekspertët. Kjo gjithashtu do të parandalojë kalbjen e rrënjëve. /Telegrafi/