LAJMI I FUNDIT:

Ky aplikacion i popullarizuar është prekur nga virusi

Ky aplikacion i popullarizuar është prekur nga virusi

Më shumë se dy milionë njerëz në ditë e përdorin aplikacionin e popullarizuar për pastrimin e memories CCleaner, por ky i fundit tashmë është prekur nga malware.

CCleaner, i cili nga  Google Play Store është shkarkuar 50 milionë herë, është prekur nga virusi, i cili sulmon sistemin operativ Android.


Aplikacioni, pronar i të cilit është Avast, ka vërejtur këtë gabim kah mesi i shtatorit dhe ka kërkuar falje nga përdoruesit e tij.

“Vlerësojmë se rreth 2,27 milionë njerëz kanë përdorur softuerin e infektuar. Kemi zgjedhur problemin dhe shpresojmë se nuk u kemi shkaktuar dëme të mëdha përdoruesve”, thotë kompania.

Ndryshe, kodi malicioz ka tentuar të lidhë kompjuterët e prekur me domenet e regjistruar.