LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinieri shqiptar Rene Rexhepi, përgatit një peshk të frikshëm që i përket parahistorisë (Foto)

Kuzhinieri shqiptar Rene Rexhepi, përgatit një peshk të frikshëm që i përket parahistorisë (Foto)

Në llogarinë e tij në Facebook, kuzhinieri shqiptar me famë në botë, ka postuar një fotografi ku shfaqet një peshk i çuditshëm dhe i frikshëm.

Krijesa që ka gojë të madhe dhe dhëmbë të mprehtë, është kapur në një kënetë në Tobasko të Meksikës, transmeton Telegrafi.

Rexhepi nuk ka bërë të ditur se si e ka përgatitur këtë peshk, por ka thënë se quhet Pegelagarto dhe i përket parahistorisë.

“Trupin e kishte të mbështjellë me luspa të forta si armaturë dhe ju betohem, kishte shijen si të mishit të pulës” ka shkruar kuzhinieri Rene, pa bërë të ditura detajet.

“Paske mundur të hash pulë, e jo ta mbytësh specien në zhdukje. Këtë është dashur ta ktheje në ujë” është një nga komentet për rastin.

Por, në anën tjetër, shumë njerëz kanë kërkuar ta shohin mënyrën e përgatitjes, si dhe dukjen finale të pjatës. /Telegrafi/

kuzhinieri-shqiptar-rene-regjepi-pergatite-nje-peshk-te-frikshem-qe-i-perket-parahistorise-foto-2

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori