LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi me urgjencë të nxjerrë një rezolutë për dislokimin e banorëve të Hades

Kuvendi me urgjencë të nxjerrë një rezolutë për dislokimin e banorëve të Hades

Komisioni Parlamentar për Bujqësi ka shqyrtuar draft-rekomandimin për dislokimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës, për shkak të jetesës së vështirë të banorëve.

Anëtarët e këtij Komisioni u pajtuan që sa më shpejtë të nxirret një draft apo një rezolutë në seancën plenare të Kuvendit.


Anëtari i këtij Komisioni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, tha se brenda një afat tremujor të filloi dislokimi i banorëve të Hades në Shkabaj, aty ku janë siguruar 820 troje.

Ndërsa, Salih Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se jeta e banorëve në Hade është bërë e vështirë, po ashtu edhe për shëndetin e tyre.

Ai tha se përveç dislokimit, në Hade duhet të bëhet edhe shpronësimi i 400 shtëpive.

Forma e dislokimit të banorëve është e lehtë nëse ka një vendim politik, ka deklaruar deputeti Shaip Muja.

Sipas tij, në draft duhet të përfshihet edhe numri i kryefamiljareve të banorëve.

Kostoja e shpronësimit dhe dislokimit të çështjes së Hades kap shumën prej 20 deri 100 milionë euro, por kjo shifër nuk është zyrtare sipas kryetares së Komisionit Duda Balje. /Telegrafi/