LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për Xhevdet Pecin

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për Xhevdet Pecin

Deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje pasi u mblodhën sot në Kuvendin e Kosovës, në nderim të legjendës së boksit shqiptar, Xhevdet Peci, i cili vdiq të hënën.

“Para se të fillojmë me seancën, edhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, u dakorduam që ta mbajmë një minutë heshtje për legjendën e boksit shqiptar, Xhevdet Pecin”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.


Më pas deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar ish-boksierin e gjeneratës së artë të Prishtinës.

Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 në fshatin Zhazhë (asokohe pjesë e Komunës së Mitrovicës ndërsa tani pjesë e Komunës së Zveçanit).

Ai nisi të merret me boks në moshën 16-vjeçare në KB “Akumulatori” të Mitrovicës.

Në gjysmësezonin 1973/74 kaloi në KBx Prishtina. Në periudhën 1975-1983 i fitoi pesë tituj të kampionit të ish-Jugosllavisë në boks.

Është shpallur katër herë kampion i ish Jugosllavisë për kategorinë e rëndë, ndërsa i ka fituar edhe dy tituj të kampionit ballkanik.

Xhevdet Peci ka boksuar deri në vitin 1986.

‘Boksi i hekurt’ siç njihej në atë kohë ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori