LAJMI I FUNDIT:

Kushti kryesor për rikthimin e Messit te Barcelona është plotësuar, tani i takon atij të vendos

Kushti kryesor për rikthimin e Messit te Barcelona është plotësuar, tani i takon atij të vendos

Lionel Messi është shumë pranë rikthimit te Barcelona dhe kushti kryesor tanimë është plotësuar.

Inter Miami u mposht në shtëpi nga Cincinnati me rezultat 1-0 në një ndeshje në të cilën Messi luajti 35 minutat e fundit.

Me humbjen nga Cincinnati, Inter Miami edhe zyrtarisht është larguar nga gara për ‘Play-Off’ në elitën e futbollit amerikan MLS.


Kjo do të thotë se Inter Miami ndeshjen e fundit këtë sezon do ta ketë më 22 tetor kundër Charlotte dhe më pas Messi dhe shokët e tij do të kenë një pushim katër mujor.

Mos luajtja me Inter Miamin në play-off ishte kushti i fundit për rikthimin e Messit në Barcelonë.

Përkatësisht, duke pasur parasysh pushimin që do ta kenë lojtarët e Inter Miamit, Barcelona dëshiron ta huazojë argjentinasin e mrekullueshëm në afatin kalimtar dimërorë dhe është shumë reale që kjo të ndodhë.

Truproja i Messit më në fund bën një gjest të madh, i gjithë stadiumi e duartroket atë
Lexo po ashtu Truproja i Messit më në fund bën një gjest të madh, i gjithë stadiumi e duartroket atë

Sipas mediave spanjolle në javët e fundit, Inter Miami është gati ta lërë Messin të shkojë në huazim te Barça, edhe pse kjo do të thotë se ai do të humbasë dy muajt e parë të sezonit të ardhshëm MLS.

Tani është radha e Messit, i cili duhet t’i kërkojë kreut të Interit, në radhë të parë pronarit David Beckham, ta lërë të huazojë për të veshur edhe një herë fanellën e klubit të tij të zemrës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori