LAJMI I FUNDIT:

Kush po e quan Adem Jasharin bujk analfabet, e Ibrahim Rugovën rom?

Kush po e quan Adem Jasharin bujk analfabet, e Ibrahim Rugovën rom?

Adem Jashari ka qenë një bujk analfabet nga Drenica, ndërsa Ibrahim Rugova një rom nga Istogu.

Kështu janë cilësuar dy figurat kryesore të shqiptarëve të Kosovës, në 20 vjetët e fundit, nga opinionisti Isa Mulaj, në një shkrim autorial, të publikuar në gazetën “Kosova Sot”, transmeton Klan Kosova.


Në fakt, ai ka zgjedhur këtë diskurs, teksa ka shkruar për një “Platformë për zgjidhjen e krizës së përgjithshme në Kosovë”.

Në pikën tre të këtij dokumenti, Mulaj flet për “ndalimin me ligj të miteve për Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën”.

“Kosova ka nevojë për ushtri, shkencë, zhvillim ekonomik, e nuk mund të mbetet peng i përrallave për një bujk analfabet nga Drenica dhe ‘filozofinë’ absolutisht mjerane dhe të mbrapshtë të një romi nga Istogu”, thuhet në fjalinë e fundit të pikës në fjalë.

Platforma e Mulajt ka 11 pika gjithsej, ndërsa në të fundit, pos tjerash thuhet se “posa të çmontohet miti për UCK-në dhe ‘filozofinë rugoviane’, atëherë është e lehtë të anulohen të gjitha marrëveshjet e dëmshme kundër Kosovës… Duhet ndëshkuar edhe mitin e Lëvizjes Vetëvendose! e cila kinse i kundërshton marrëveshjet e dëmshme, por refuzon të gjykojë mitin e UCK-së dhe njerëzve të saj që po i shkaktojnë të gjitha këto të këqija”.

Në fund të faqes së opinioneve, ku është botuar edhe shkrimi në fjalë, thuhet se “shkrimet në këtë faqe nuk shprehin qëndrimet e gazetës ‘Kosova Sot’”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori