LAJMI I FUNDIT:

Kush nuk dëgjon gjatë bisedës

Kush nuk dëgjon gjatë bisedës

Hulumtuesit kanë zbuluar që njerëzit me status të lartë socio-ekonomik shpesh nuk janë të kujdesshëm gjatë bisedës.

Kur njihni dikë, a mundeni të parandieni diçka për personalitetin e tij? Sa është inteligjent, sa është i shkathët, sa është emocionalisht i qëndrueshëm? A është i vetëdijshëm apo i pasigurt? A ka nevojë që të dominojë?


Ekspertët thonë, personaliteti për komunikim joverbal zbulohet në mënyra të ndryshme dhe, shtojnë ata, në bazë të bisedës së parë me dikë madje mundemi të konstatojmë cili është statusi i tij ekonomik, transmeton Telegrafi.

Kështu ka treguar studimi i publikuar në revistën Psychological Science nëpërmjet të cilit shkencëtarët kanë analizuar sjelljen e njerëzve.

Studiuesit me atë rast kanë zbuluar që njerëzit me status të lartë socio-ekonomik shpesh nuk janë të kujdesshëm gjatë bisedës.

Ata kryesisht nuk përpiqen të marrin pjesë në bisedën e cila ndoshta nuk është e sferës së interesit të tyre, prandaj në ato momente kryesisht shkarravitin diçka në letër, nuk aprovojnë asgjë me lëvizje kokë as që kthejnë buzëqeshjen.

Nga ana tjetër, personat me status të ulët socio-ekonomik më shpesh tërësisht i përkushtohen bashkëbiseduesit, pa marrë parasysh se a u intereson tema e bisedës dhe a ka nga ajo ndonjë dobi. /Telegrafi/