LAJMI I FUNDIT:

Kush mund të luajë nga fillimi dhe skema që pritet ta përdorë Mancini ndaj Shqipërisë

Kush mund të luajë nga fillimi dhe skema që pritet ta përdorë Mancini ndaj Shqipërisë

Roberto Mancini pritet të përdorë formacionin 3-4-3 në miqësoren e mbrëmjes së sotme kundër Shqipërisë në Tiranë, ku Giorgio Scalvini do të debutojë si titullar.

Azzurrët nuk janë kualifikuar në Katar për Kampionatin Botëror, ndaj do të luajnë dy ndeshje miqësore këtë javë. E para është sonte kundër Shqipërisë, e dyta të dielën me Austrinë.


Mancini do të përdorë formacionin 3-4-3 në stadiumin “Air Albania” me Bonuccin, Bastonin dhe Scalvinin në prapavijë dhe Gigio Donnarumma në portë.

Scalvini bëri debutimin e tij për Azzurrët, duke ardhur nga stoli në një humbje 5-2 kundër Gjermanisë në qershor dhe do të fillojë ndeshjen e tij të parë me La Nazionale sonte.

Ylli i Napolit, Giacomo Raspadori do të jetë nga fillimi së bashku me Nicolo Zaniolon dhe Vincenzo Grifon, i cili së fundmi është bërë golashënuesi më i mirë italian në Bundesligë.

Mancini kishte thirrur 31 lojtarë për dy miqësoret e ardhshme, por Davide Frattesi, Gianluca Scamacca dhe Bryan Cristante u tërhoqën nga ekipi të hënën.

Formacioni i mundshëm i Italisë (3-4-3): Donnarumma; Scalvini, Bonucci, Bastoni; Di Lorenzo, Verratti, Tonali, Dimarco; Zanioli, Raspadori, Grifo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori