LAJMI I FUNDIT:

Kush ka më shumë fitore në “El Clasico” – ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Kush ka më shumë fitore në “El Clasico” – ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Barcelona ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me Real Madridin në numrin total të fitoreve në përballjet historike të njohura si “El Clasico”.

Në javën e 35-të të La Ligës, skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick triumfoi ndaj kampionëve aktualë të Spanjës, Real Madridit, me rezultat të ngushtë dhe spektakolar 4-3, në një ndeshje që ofroi emocione të mëdha dhe gola të shumtë.

Me këtë fitore të fundit, Barcelona e çon në 104 numrin e fitoreve në përballjet zyrtare kundër Real Madridit, duke mbetur vetëm një ndeshje prapa rivalëve të tyre, të cilët kanë 105 fitore.


"Do të duhet të kontrolloj si është zemra ime" - Flick pas fitores me kthesa ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu "Do të duhet të kontrolloj si është zemra ime" - Flick pas fitores me kthesa ndaj Real Madridit

Në total, dy gjigantët spanjollë janë përballur 261 herë në të gjitha garat, me 52 nga këto sfida që kanë përfunduar në barazim.

Kjo e dëshmon edhe një herë se rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit mbetet një ndër më të ashpërit dhe më të ngushtit në historinë e futbollit botëror.

Fitorja e Barcelonës vjen si një tjetër sinjal i rikthimit të formës dhe ambicieve të skuadrës katalanase nën drejtimin e Flick, i cili ka premtuar një epokë të re për klubin.

"Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë" - Ancelotti flet për humbjen, Viniciusin, Rodrygon dhe Mbappen
Lexo po ashtu "Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë" - Ancelotti flet për humbjen, Viniciusin, Rodrygon dhe Mbappen

Nga ana tjetër, Real Madridi do të kërkojë ta ruajë epërsinë historike, me trajnerin e ri,  me shpresën se përballjet direkte dhe lufta mes këtyre dy superfuqive do të vazhdojë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Ligat tjera
Juventusi mysafirë të Donald Trump - presidenti u flet për shumë gjëra jashtë sportit

Juventusi mysafirë të Donald Trump - presidenti u flet për shumë gjëra jashtë sportit

Ligat tjera
Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Ligat tjera
10 milionë euro për prindërit e Wirtz - pra Liverpool nuk e

10 milionë euro për prindërit e Wirtz - pra Liverpool nuk e "bleu" vetëm lojtarin nga Bayer Leverkusen

Premier League
Gasperini fillon “revolucionin”: Roma do ndryshojë fytyrë me pesë përforcime

Gasperini fillon “revolucionin”: Roma do ndryshojë fytyrë me pesë përforcime

Serie A
Pasardhësi i Modricit i bën përshtypje të mëdha Xabi Alonsos - a mund ta nis si startues në epokën e tij

Pasardhësi i Modricit i bën përshtypje të mëdha Xabi Alonsos - a mund ta nis si startues në epokën e tij

La Liga
Kalo në kategori