LAJMI I FUNDIT:

“Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë” – Ancelotti flet për humbjen, Viniciusin, Rodrygon dhe Mbappen

“Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë” – Ancelotti flet për humbjen, Viniciusin, Rodrygon dhe Mbappen

Në xhiron e 35-të të La Ligës, Barcelona mposhti Real Madridin 4-3 pas një ndeshjeje me shumë gola dhe kthesa dramatike.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, komentoi humbjen duke thënë se ishin afër të barazonin.

“Në këtë nivel duhet të sulmosh mirë dhe të mbrohesh mirë. Ne sulmuam mirë, por në ato 30 minuta bëmë shumë gabime në mbrojtje dhe kjo na kushtoi ndeshjen”, ka thënë Ancelotti.


Për zëvendësimin e Viniciusit dhe statusin e Rodrygos, i cili nuk luajti, italiani kishte disa fjalë.

“Vendosa ta largoj Viniciusin. Ai kishte një ndrydhje në kyçin e këmbës. Ai (Rodrygo), u rikuperua, por nuk ndihej mirë. Nuk ka dënim, nuk ka absolutisht asnjë problem me të. Ai nuk ishte 100 për qind gati, dhe nëse nuk është plotësisht gati, nuk ka kuptim ta fusësh në fushë për pesë ose shtatë minuta, thjesht do të rrezikoje të lëndoheshe”.  nënvizoi Ancelotti.

Për paraqitjen e Mbappés dhe lojën e skuadrës së tij, Ancelotti deklaroi se në sulm ishin mirë, por në mbrojtje kishte probleme.

“Mbappe luajti shumë mirë. Ne luajtëm mirë në sulm. Të gjitha rastet që patëm ishin të qarta sepse i sulmuam nga prapavija. Shënuam tre gola, dy prej të cilëve ishin nga prapavija. E dinim çfarë po bënim në sulm, por nuk u mbrojtëm mirë. Dhe të mos harrojmë se luajtëm pa pesë mbrojtës,” ka deklaruar ai.

Për fund, italiani u ndal te rastet që kishin për 4-4, duke e cilësuar si ndeshje mes klubeve të mëdha.

“Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë. Ishim aty. Pamë një ndeshje midis dy klubeve të mëdha. Nuk kam asgjë për të fajësuar lojtarët për sa i përket qasjes dhe përkushtimit. Ata luftuan deri në minutën e fundit”, nënvizoi trajneri italian. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Ndërkombëtare
Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Premier League
Deco ka shkaktuar kaos me disa lojtarë te Barcelona, Flick është i nervozuar me drejtorin sportiv

Deco ka shkaktuar kaos me disa lojtarë te Barcelona, Flick është i nervozuar me drejtorin sportiv

La Liga
Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield

Premier League
E kryer: Fabrizio Romano konfirmon transferimin e radhës nga Liverpooli

E kryer: Fabrizio Romano konfirmon transferimin e radhës nga Liverpooli

Premier League
Kalo në kategori