LAJMI I FUNDIT:

Kush janë luftëtarët ukrainas ‘të bllokuar’ në fabrikën e çelikut në Mariupol?

Kush janë luftëtarët ukrainas ‘të bllokuar’ në fabrikën e çelikut në Mariupol?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse të mos sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal, duke u thënë atyre të mbyllin zonën në mënyrë që edhe një “mizë” të mos mund të shpëtojë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fabrikën masive që është bërë bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol.


Por kush janë luftëtarët e mbetur brenda?

Siç vë në pah BBC, Brigada e 36-të e Marinës është e izoluar në uzinë.

Pse Rusia anuloi planin për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol?
Lexo po ashtu Pse Rusia anuloi planin për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol?

Të mërkurën, komandanti i saj, Maj Serhiy Volyna, tha se trupat e tij nuk do të dorëzoheshin, por ai u lut për ndihmë ndërkombëtare për 500 ushtarët e plagosur dhe qindra gra dhe fëmijë që ai tha se ishin fshehur me ta në fabrikën e çelikut.

Britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët kishin mbrojtur Mariupolin dhe u kapën nga forcat ruse javën e kaluar, ishin anëtarë të brigadës.

Njësia tjetër në fabrikën e çelikut është Brigada Azov, e quajtur sipas Detit të Azov, i cili lidh Mariupolin me pjesën tjetër të Detit të Zi.

Azov është një milici e lidhur me nacionalistët e ekstremit të djathtë, e cila më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës. Numri i tyre është vlerësuar të jetë rreth 900.

Marinsat u bashkuan me Azov në Mariupol javën e kaluar.

Putin anulon planet për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, ku janë strehuar trupat e fundit ukrainase
Lexo po ashtu Putin anulon planet për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, ku janë strehuar trupat e fundit ukrainase

Sidoqoftë, është e paqartë se sa trupa ukrainase kanë mbetur në uzinë, megjithëse ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se kishte më shumë se 2,000.

Sot në mëngjes Azov ka thënë se kishte shkatërruar tre tanke, dy automjete luftarake të këmbësorisë dhe një transportues të blinduar të personelit në ditët e fundit “pavarësisht situatës jashtëzakonisht të vështirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Por paralajmëronte qytetarët për rrezikun e stuhisë, prapa shpinës së kryetares të qytetit brazilian shembet ura

Por paralajmëronte qytetarët për rrezikun e stuhisë, prapa shpinës së kryetares të qytetit brazilian shembet ura

Amerika Latine
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Kalo në kategori