LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Chester Bennington, vokalisti i vetëvrarë i bendit “Linkin Park”

Kush ishte Chester Bennington, vokalisti i vetëvrarë i bendit “Linkin Park”

Chester Bennington ishte vokalisti i grupit të famshëm Linkin Park.

Këngëtari i dha fund jetës në mënyrë tragjike në moshën 41 vjeçare të enjten. Trupi i tij u gjet në një banesë private në Los Angeles vetëm disa muaj pasi shoku i tij më i mirë Chris Cornell vrau veten.


Chester gjithmonë ka qenë i hapur në lidhje me çështje të jetës së tij personale, duke foluar në mënyrë të hapur për problemet dhe betejën që ka zhvilluar për vite me radhë me drogën dhe alkoolin. Ai ka deklaruar se kur ishte fëmijë është abuzuar seksualisht, por jo nga një anëtar i familjes së tij dhe ka pasur mendime për të kryer vetëvrasje në të kaluarën.

Lindur në Phoenix të Arizonës, Bennigton ishte më i vogli nga 4 fëmijët, djali i një infermiere dhe oficieri policie, që u divorcuan kur ai ishte vetëm 11-vjeç. Kur hyri në adoleshencë filloi përdorimin e drogës, zakon që i doli jashtë kontrollit dhe u bë i varur nga lëndët narkotike.

Më pas filloi terapi për të hequr dorë nga droga, ndërsa alkooli vazhdoi të mbetej një çështje ende e pazgjidhur. Megjithëse u përpoq që të vetëpërmbahej, nuk arriti dot që të hiqte dorë deri në vitin 2016 kur filloi të rehabilitohej.

Këngëtari u martua me Talinda Bentley në vitin 2006, pasi më parë ishte martuar me Samantha Olitin nga viti 1996 deri në vitin 2005. Ai kishte gjatë fëmijë nga të dyja këto bashkëshorte.

Bennington fitoi famë të madhe me Linkin Park në vitin 2000 pas lëshimit të Hybrid Theory, një album që do të shiste pothuajse 5 milionë kopje në sajë të këngëve “Crawling” dhe “One Step Closer”. Albumi u numinua në Grammy dhe kënga “Crawling” fitoi çmimin Best Hard Rock Performance.

Linkin Park ishte një nga grupet më të njohura nu-metal, që u bë shumë i famshëm në fund të viteve 1990 deri në fillim të viteve 2000. Pas performancave të shumta dhe albumit remix, Reanimation, grupi përsëri sundoi listat me Meteora, duke u bërë grupi udhëheqës në mbarë botën, transmeton oranews.

Këngët e albumit “Faint”, “Numb” dhe “Lying from You” ishin disa nga këngët më të pëlqyera që tërhoqën vëmendjen e Jay-Z, i cili bashkëpunoi me grupin për të realizuar një album. Bashkëpunimi i tyre “Numb / Encore” u nominua për të fituar një çmim Grammy.

Tri albumet që u publikuan më vonë, Minutes to Midnight, A Thousand Suns, dhe Living Things, të lançuara në mes të vitit 2007 dhe 2013, arritën që të ishin në vendin e parë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa The Hunting Party në vitin 2014, arriti vendin e tretë. Midis 2013 dhe 2015, Bennington gjithashtu luajti me Stone Temple Pilots, duke zëvendësuar Scott Weiland për një kohë të kufizuar.

Linkin Park publikoi albumin e fundit One More Light, i cili shënoi shitje rekord në dyqane në mars të këtij viti, duke arritur edhe njëherë të jetë në vendin e parë, si edhe dëshmoi që grupi kishte jashtëzakonisht shumë fansa.

Bennington performoi në funeralin e shokut të tij, Chris Cornell, duke shkruar një letër të hapur për këngëtarin. Vetëm disa javë më parë legjenda e muzikës rrok u shfaq me grupn në Brixton Academy dhe reperi Stormzy iu bashkua në skenë. Konceri i tij i fundit me grupin ishte në Birmingham të Britanisë së Madhe.