Mbi 300 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës filluan sot vitin e ri shkollor me një muaj vonesë, pasi që greva e mësimdhënësve pamundësoi fillimin e tij me një shtator.
Fillimi i procesit mësimor pasoi vendimin e SBASHK-u që të pezullojë grevën e përgjithshme deri në muajin janar të vitit të ardhshëm.
SBASHK-u tha se pezullimi i grevës u bë për të mos thelluar dëmet ne procesin mësimor, por edhe për t’i dhënë kohë dialogut me qeverinë për realizimin e kërkesave të sindikatave.
Analistët në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thonë se SBASHK-u e përdori keq grevën dhe ajo përfundoi në mënyrën më të keqe për ta.
“SBASHKU e ka përdorur keq grevën. Rezultati i grevës është arritur qysh në fillim të shtatorit, derisa greva u përmbyllë në fund të shtatorit pa u arritur asnjë tjetër rezultat pos atij në fund të shtatorit. Të njëjtat rezultate do të mund të ishin arritur ndoshta edhe pa grevë. Greva u pezullua jo pse u morën vesh, por pse u bë tepër”, deklaroi analisti Ylli Hoxha.
Nga ana tjetër analisti Astrit Gashi thotë se SBAShK-u i bëri tre autogola vetes.
“Greva e pësoi goditjen më të madhe të saj pas takimit me Kurtin, ky ishte autogoli i parë i saj. Autogoli i dytë, nuk e di si e kanë menduar po ideja për të hyrë në grevë duke shfrytëzuar mjetin e fundit opozitar pa qenë të vendosur me i shkua deri në fund, ishte autogoli i dytë”, ka deklaruar Gashi gjersa ka numëruar edhe atë të tretin.
“Greva është instrumenti më i madh dhe më i fortë i një sindikate. Si mundet të pezullohet me një votim të thjeshtë me 52 me 48, si mundet të pezullohet një grevë me një shumicë të thjeshtë? Nuk ka logjikë”, shtoi ai.
Zenun Nimani nga Këshilli Grevist i SBASHKU-t ka thënë se nuk mund të jenë fitues apo humbës SBASHK-u e as Qeveria e Kosovës por të tillë mund të jenë vetëm nxënësit.
“Greva nuk ka qenë xhokeri i parë e as i fundit. Greva është njoftuar me 17 gusht, derisa ka filluar me 24 gusht për të mos u dëmtuar mësimdhënësit”, deklaroi Nimani.
Dibran Hoxha nga ORCA ka thënë se SBASHKU u fut në një lojë me grevën në të cilën nuk diti të dalë.
“Sindikata u barrikadua në një qëndrim, ajo u fut në një lojë dhe nuk diti të tërhiqet”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe