Duket e pabesueshme që 25 vjeçarët Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Arbër Çekaj të kenë qenë bosët e mëdhenj të trafikut të 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës e më tej në Europë.
Pezaku (shofer i kamionit) dhe Lushaj janë të vetmit të arrestuar nga policia për kamionin e ngarkuar me banane dhe kokainë në magazinën në Maminas.
Autoritetet shqiptare e kanë të qartë se janë afër një “peshku të madh”, emri i të cilit lidhet me sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri.
Kompania “Arbri Garden” që importoi drogën bashkë me frutat tropikale nga Kolumbia, kishte planifikuar ta mbante kamionin në një magazinë në Maminas. Për disa ditë kokaina qëndroi në port dhe në momentin që u transportua në Maminas, policia ekzekutoi arrestimet dhe sekuestron.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet del se kompania Arbri garden ka kryer dhjetëra rrugë të tjera nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Portit të Durrësit. Pra aktiviteti i saj i tregtisë së frutave vazhdonte prej vitesh.
Tregu shqiptar është ende i vogël për të konsumuar 613 kilogram kokainë. Droga ka qenë e destinuar për në tregun europian, por për ta mbajtur atë në Shqipëri, për ta futur atë në portin e Durrësit, për ta magazinuar në Maminas dhe për nxjerrjen jashtë Shqipërisë, trafikantët kanë pasur mbrojtjen e një njeriu me lidhje të fuqishme.
Deri tani policia ka në pranga dy 25 vjeçarë. Të dy i ka lidhur me transportin e 180 milion eurove drogë, një fakt i vështirë për t’u besuar. Sfida është kapja e bosit të vërtetë të drogës, personit që ka marrë përsipër hyrjen, magazinimin dhe daljen e kokainës nga Shqipëria duke shfrytëzuar lidhjet me autoritetet shqiptare. /Lapsi.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP