LAJMI I FUNDIT:

Kush është Zuleyka Rivera, bukuroshja në klipin “Despacito” (Foto/Video)

Kush është Zuleyka Rivera, bukuroshja në klipin “Despacito” (Foto/Video)

Zuleyka Rivera është aktore portorikane, moderatore, valltare, modele dhe konkurrente bukurie, e cila e ka fituar ‘Miss Puerto Rico Universe 2006 ‘ dhe ‘Miss Universe 2006’.

Para se të shpallej më e bukura e Porto Rikos, ajo e fitoi garën lokale të bukurisë në Salinas.


Zuleyka Rivera, ‘Miss Universe 2006’

Rivera ishte vetëm 18 vjeçare kur u shpall ‘Miss Universe’ duke u bërë kështu një prej femrave me moshën më të re që e fiton këtë garë bukurie.

"Despacito" është hiti më i madh i vitit, por sa e dini kuptimin e këngës (Video)
Lexo po ashtu "Despacito" është hiti më i madh i vitit, por sa e dini kuptimin e këngës (Video)

Këtë titull, ajo e fitoi në Los Angeles dhe që nga atëherë nisi edhe fama e saj duke i ndihmuar në ndërtimin e karrierës në SHBA.

Ajo ka luajtur në telenovela, kryesisht role negative

Ajo debutoi si aktore në telenovelën meksikane të Telemundos, “Dame Chocolate”, në vitin 2007, ndërsa në vitin 2010 luajti rolin negativ në telenovelën “Alguien Te Mira”. Po të njëjtin vit, luajti në “Aurora”, po ashtu në rol negativ, njofton Telegrafi.

Zuleyka është edhe moderatore televizive (Instagram)

Pas një pauze për shkak të shtatzënisë, Rivera iu kthye aktrimit në vitin 2012 në “Rosario”, sërish në rol negativ. Me karakter negativ, ajo u paraqit edhe në telenovelën “Cosita” në vitin 2013.

Rivera ka një djalë nga lidhja me basketbollistin J. J. Barea

Sa i përket jetës personale, Zuleyka ka qenë për tre vite (2010-2013) në lidhje me basketbollistin e Dallas Mavericks, J. J. Barea. Në vitin 2012, ata u bënë prindër të një djali.

Lista e serialeve ku ka luajtur

Dame chocolate (2007)
Beyaz Show (2007)
Minute to Win It (2010)
Aurora (2010)
Alguien te mira (2010)
Rosario (2013)
Cosita linda (2014)
La revista de Zuleyka (2015)

Shikoni pozat seksi të modeles së këngës "Despacito" (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shikoni pozat seksi të modeles së këngës "Despacito" (Foto/Video)
Pjesë nga klipi “Despacito” (YouTube/Instagram)

Në vitin 2010, 29-vjeçarja është paraqitur edhe në filmin “Que despelote! la pelicula”, kurse në vitin 2017 ishte protagonistja kryesore në klipin e mega-hitit “Despacito” të Luis Fonsi dhe Daddy Yankee. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori