LAJMI I FUNDIT:

Kush është Nicole Shanahan, e përfshirë në dramën Musk-Brin?

Kush është Nicole Shanahan, e përfshirë në dramën Musk-Brin?

Një sipërmarrëse dhe avokate nga Silicon Valley, Nicole Shanahan është ish-bashkëshortja e pronarit të Google dhe miliarderit, Sergey Brin , dhe tani është duke u akuzuar për një lidhje me Elon Musk, kreun e Teslas.

Brin dhe Shanahan kanë qenë të martuar për më shumë se tre vjet.


Megjithatë, Brin paraqiti kërkesën për divorc në janar, duke pretenduar se ai dhe Shanahan ishin ndarë që nga 15 dhjetori 2021, dhe duke përmendur “diferenca të papajtueshme” si arsye.

Kushtet e divorcit të Shanahan dhe Brin, në të cilën ajo kërkon më shumë se 1 miliard dollarë, janë duke u diskutuar aktualisht. Ata kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

Wall Street Journal raportoi se Shanahan dyshohet se kishte një lidhje rastësore me Musk në dhjetor, gjë që bëri që bashkëshorti i saj të aplikonte për divorc dhe t’i jepte fund lidhjes së tyre të gjatë.

Elon Musk publikon fotografi me pronarin e Google, Sergey Brin për të dëshmuar se kanë miqësi të mirë pavarësisht aludimeve
Lexo po ashtu Elon Musk publikon fotografi me pronarin e Google, Sergey Brin për të dëshmuar se kanë miqësi të mirë pavarësisht aludimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Teslas, megjithatë, hodhi poshtë raportimet e kësaj medie që thoshte se kishte një romancë me Nicole.

“Kjo është e pavërtetë totalisht. Sergey dhe unë jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”, tha Musk në një shkrim në Twitter.

Nicole Shanahan (Foto: Getty Images)

Karriera e Nicole Shanahan

Shanahan ishte e njohur për themelimin e ‘ClearAccessIP’, një kompani softuerësh, përpara se të tërhiqte vëmendjen për të qenë në qendër të një trekëndëshi dashurie që përfshin dy nga njerëzit më të pasur në botë.

Në vitin 2020, ajo shiti biznesin, sipas New York Post.

Sipas një raportimi të Bloomberg, Shanahan themeloi fondacionin e saj, Bia-Echo, në 2019 dhe dhuroi 100 milionë dollarë për një sërë kauzash.

Nicole dhe Sergey (Foto: Getty Images)

Ajo gjithashtu mbështet kandidatët politikë demokratë dhe organizatat me prirje të majtë.

Pas gati dy vitesh lidhje, çifti u martua në një ceremoni në fund të vitit 2018 dhe menjëherë pas kësaj, ajo solli në jetë një vajzë.

Elon Musk mohon pretendimet se ka pasur lidhje me gruan e pronarit të Google, Sergey Brin
Lexo po ashtu Elon Musk mohon pretendimet se ka pasur lidhje me gruan e pronarit të Google, Sergey Brin

Sipas NY Post, Shanahan ishte martuar më parë me një drejtues financiar përpara se të takohej me Brin.

Elon Musk (Foto: Twitter)

Shanahan, prindërit e së cilës ishin emigrantë kinezë, ka folur për nënën e saj, e cila ishte shërbëtore dhe u rrit me ndihmën e qeverisë.

E njëjta u diplomua në Universitetin Santa Clara me një diplomë juridike, dhe ndërsa ishte atje ajo gjithashtu kaloi një semestër duke studiuar jashtë vendit në Universitetin e Singaporit. /Telegrafi/

Nicole Shanahan (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori