LAJMI I FUNDIT:

Kush është ndihmëstrajneri i ri te Manchester City, Juanma Lillo: Nuk ka fituar trofe në 37 vjet karrierë, por Guardiola ka mësuar shumë nga ai

Kush është ndihmëstrajneri i ri te Manchester City, Juanma Lillo: Nuk ka fituar trofe në 37 vjet karrierë, por Guardiola ka mësuar shumë nga ai

Kur u pa emri i tij si numër dy në stolin e Manchester Cityt, krijoi shumë huti në botën e futbollit, sidomos atë anglez.

Trajner i parë mbetet Pep Guardiola, i cili ka fituar tituj në Spanjë, Gjermani dhe Angli, duke treguar aftësitë e tij dhe duke u kthyer në njërin prej trajnerëve më të mirë në histori.


Në krahë të tij në stol do të jetë Juanma Lillo, një udhëtar tipik në karrierën e tij 37-vjeçare. Shumë vende pune, shumë shtete, asnjë trofe, të madh apo të vogël.

Sidoqoftë, ndihmësi i ri i Manchester Cityt nuk është i paaftë në futboll – përkundrazi, vetë Pep ka mësuar shumë prej Lillos, i cili i dha kontribut thelbësor për ta kuptuar lojën.

Ai e nisi karrierën e trajnerit si shumë i ri në moshën 17 vjeçare në klubin e tij të vendlindjes Amaroz, ku pastaj kaloi te Tolosa.

Në vitin 1995, ai bëhet trajneri më i ri në historinë e La Ligës, me vetëm 29 vjeç, kur e udhëhoqi Salamancan, nga niveli i tretë në elitë të futbollit.

Qëndrimi i Salamanca në Primera (emri në atë kohë) rezultoi i shkurtër, pasi Lillo u largua në mes të sezonit 1995-96.

Verën tjetër, ai ishte në krye të Oviedos, ku pësoi një humbje rutinore ndaj Barcelonës, ku në mesfushë te katalunisit ishte Guardiola.

“Ne humbëm 4-2, por luajtëm vërtet mirë”, kujtoi Lillo para gazetarëve.

“Papritmas dikush trokiti në derën e dhomës së zhveshjes dhe ishte Pep. Ai kishte ardhur për të më pyetur nëse mund të bisedoja për një minutë. Ai më tha që i pëlqeu se si e bashkova ekipin tim dhe donte të qëndronte në kontakt. Ajo që filloi si një gjë profesionale shpejt u shndërrua në shumë më tepër”, tregon Lillo.

I tillë ishte respekti i Guardiolas për Lillon, që para zgjedhjeve presidenciale të klubit të Barcelonës në vitin 2003, ai i premtoi trajnerin bask që nëse emërohej drejtori i ri i sportiv i klubit nga Lluis Bassat, i cili ishte kandidat për president do ta merrte në Camp Nou si trajner.

Kjo nuk ndodhi pasi Bassat humbi në garë për president nga Joan Laporta, ndërsa Lillo mori drejtimin e klubit Dorados të Meksikës.

Lillo e ftoi Pepin që të mësojë dhe ajo doli të jetë përvojë jetësore.

Lojtari i njohur uruguaian Sebastian Abreu, i cili ishte pjesë e Dorados, ka zbuluar se në atë kohë Guardiola ishte pothuajse obsesiv dhe me padurimin priste të mësonte nga Lillo.

“Në ditën kur Pep mbërriti, ai vëzhgoi seancën tonë stërvitore dhe iku në dhomën e zhveshjes për të kërkuar një laps dhe një letër. Ai ulej me Juanman dhe fliste” tregon legjenda e Uruguait për ESPN.

“Kjo vazhdoi çdo ditë – e hënë, e martë, e mërkurë”.

Abreu tregon se një herë iu kërkoi dy trajnerëve që të ulej me ta dhe të shikonte se për çfarë po flisnin.

Sipas tij, ata gjatë gjithë kohës flisnin për stërvitje dhe përfitimit që vinin nga çdo seancë.

“Ai dëshironte të zbulonte objektivin e çdo seance stërvitore, nëse ishte për ekipin e tij ose do të mësonte më shumë rreth kundërshtarit”.

“Një ditë Juanma më tha:‘Shikoje nga afër Pepin; ky djalë nuk ka kufij. Mos e harro”.

Juanma Lillo pastaj u kthye si trajner në Spanjë me klube si Almeria dhe Real Sociedad pas Dorados.

Lillo pasaj bëri karrierë edhe te gjigantët kolumbian Millonarios dhe Atletico Nacional para se të transferohej në Azi për të marrë drejtimin e klubit japonez Vissel Kobe – ku ai e fitoi admirimin e Andres Iniestas – dhe pastaj, së fundmi, ishte në Qingdao Huanghai në Kinë.

Ai gjithashtu si ndihmës trajner ka qenë me Kilin, sa ishte drejtues Jorge Sampaolit.

Për të kanë folur fjalë të mëdha emra si Pep, Abreu e Iniesta, ndërsa tani 54-vjeçari është në një klub të madh, ku do të punojë me një mik të tijin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori