LAJMI I FUNDIT:

Kush është Gordana Siljanovska, kandidatja e opozitës maqedonase për presidente të shtetit (Dokument)

Kush është Gordana Siljanovska, kandidatja e opozitës maqedonase për presidente të shtetit (Dokument)

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska – Davkova është kandidatja për presidente të Maqedonisë, e mbështetur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Ajo mori mbështetjen e shumicës së delegatëve të partisë në konventën që u mbajt në Strugë, ndërsa si kundër kandidat më serioz nga kjo parti kishte deputetin Vllatko Gjorçev dhe Filip Petrovskin.


Gordana Siljanovska – Davkovka ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup.

Kush është Stevo Pendarovski, kandidati i pushtetit për kryetar shteti (Dokument)
Lexo po ashtu Kush është Stevo Pendarovski, kandidati i pushtetit për kryetar shteti (Dokument)

Siljanovska ka shkruar më shumë se 200 dokumente në fushën e të drejtës kushtetuese dhe ka qenë anëtare e shumë instituteve vendore dhe ndërkombëtare të shoqatave ligjore.

Me pikëpamjet e saj politike, ajo u bë më e zëshme në fillim të mileniumit të dytë, veçanërisht në momentet kur ajo kundërshtoi fuqishëm ndarjen e re territoriale të Maqedonisë (2004).

Ajo njihet për qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës, e cila për të është e papranueshme dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që sipas saj, u miratua në mënyrë jokushtetuese.

Nëse ajo arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 21 prill, do të bëhet presidentja e parë femër në shtet.

Ndryshe, kundër kandidatë të Siljanovskës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill, do të jenë Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga partitë në pushtet (LSDM dhe BDI, si dhe partitë tjera më të vogla) dhe Blerim Reka i cili mbështetet nga partitë opozitare shqiptare – Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/

Kush është Blerim Reka, kandidati i vetëm shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut (Foto)
Lexo po ashtu Kush është Blerim Reka, kandidati i vetëm shqiptar për President në Maqedoninë e Veriut (Foto)

Burimi: http://pf.ukim.edu.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori