Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth procesit të liberalizimit të vizave.
Ajo ka thënë se tërë kjo zvarritje ka të bëjë me mungesë të menaxhimit të këtij procesi.
“Çfarëdo që ka ndodh pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, nuk është më arsye që BE-ja kosovarëve tua mohojë liberalizimin, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka shtuar se në rrethanat normale votimi i cili pritet të ndodh në dhjetor duhet të ishte vendimi pozitiv.
“Për ne vendimtare janë Gjermania, Franca, Italia, Holanda… prandaj për ne është shumë e rëndësishme që të menaxhohet komunikim raporti me vendet anëtare të BE, prej tash deri në dhjetor kur pritet të ndodh votimi”, theksoi Kusari-Lila.
Kusari-Lila u ka bërë thirrje partive politike dhe politikanëve që ti lënë akuzat ndaj njëri-tjetrit dhe të fokusohen në këtë proces jetik për qytetarët e këtij vendi.
“Politikanët kanë filluar të bëjnë me gisht ndaj njëri-tjetrit se nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave është faji i tij apo këtij… është mirë që t’i lënë akuzat dhe të fokusohemi bashkërisht që ky proces të ndodh, pra të hiqen vizat”, shtoi Kusari-Lila.
Kusari-Lila tutje theksoi se është mirë që sa më shpejtë të ketë dakordim mes partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?