LAJMI I FUNDIT:

​Kusari-Lila për shtrenjtimin e rrymës: Po presim propozimin final të ZRRE-së

​Kusari-Lila për shtrenjtimin e rrymës: Po presim propozimin final të ZRRE-së
Foto: Arkiv

Për paralajmërimin e ZRRE-së për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike për 14 për qind nga 1 prilli, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se ditët e në vijim pritet të shihet propozimi final për modelin e tarifave.

Derisa theksoi se Qeverisë së Kosovës i mbetet të gjejë se cila është forma për ta ulur ndikimin negativ të këtyre tarifave për qytetarët e vendit.


“I njëjti propozim ka qenë edhe vitin e kaluar, flasim për dëgjime vjetore që janë të rregullta të ZRRE që bëhet me kërkesën e operatorëve të cilët veprojnë në treg në sektorin e energjisë, pastaj do të varet nga modalitetet e gjetjes së zgjidhjeve për mbulimin e kostove nga ana e subvencioneve të qeverisë. Edhe vitin e kaluar ka qenë propozimi i ZRRE për shtrenjtim të energjisë elektrike, pastaj Qeveria ka propozuar subvencionimin i cili ka përfshirë”, tha Kusari-Lila.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, Presidenca thotë se është kundër rritjes së tarifave në këtë periudhë
Lexo po ashtu Shtrenjtimi i energjisë elektrike, Presidenca thotë se është kundër rritjes së tarifave në këtë periudhë

“Mbetet të shihet tashmë në ditët në vijim se cili do të jetë propozimi final për modelin e tarifave të energjisë elektrike dhe prapë po them mbetet në trajtim nga ana e qeverisë se cila është forma dhe mënyra më e mirë për të ulur ndikimin negativ që mund të ketë tek familjet kosovare, në veçanti të atyre me të hyra më të vogla”, shtoi ajo. /Telegrafi/